E shtunë, 18 Prill 2026

Inflacioni është “ngjitur” në pesë përqind
Bashkimi Evropian mund të jetë në prag të recesionit, me inflacionin që i afrohet pesë përqind për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, paralajmëroi Alfred Kamer, drejtori i Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
“Në skenarin më të rëndë të përshkruar në Perspektivën Ekonomike Botërore, me një tronditje të zgjatur të furnizimit dhe kushte shtrënguese financiare, BE mund të jetë në prag të recesionit, me inflacionin që i afrohet pesë përqind. Asnjë vend evropian nuk kursehet,” tha Kamer.
Ai tha se FMN-ja pret gjithashtu që Banka Qendrore Evropiane të rrisë normat e interesit me 0.5 përqind deri në fund të këtij viti, duke ruajtur një politikë monetare përgjithësisht neutrale.
“Rezultati mund të jetë më i ulët ose më i lartë se kaq, varësisht nga zhvillimet në tregjet globale të energjisë në javët e ardhshme, si dhe nga gjendja e ekonomisë së eurozonës, e cila do të ndikojë në forcën e efekteve të raundit të dytë”, tha Kamer.
Ai shtoi se, duke pasur parasysh që inflacioni në eurozonë është afër nivelit të synuar dhe pritjet afatmesme janë përgjithësisht të qëndrueshme, Banka Qendrore Evropiane ka kohë për të monitoruar pasojat ekonomike të konfliktit në Lindjen e Mesme përpara se të marrë vendime të mëtejshme. /tesheshi
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
