Paralajmërimi pas masave të Qeverisë për tatimet


E diel, 22 Mars 2020

PRISHTINË – Situatë e brishtë politike, sfida me ‘Coronavirusin” vazhdon të mbetet e vetmja sfidë reale. Dhjetëra të infektuar. Shumë të futur në karantinë. Disa qytete të karantinizuara po ashtu, e shumë persona të vetë-izoluar. Ekonomia në anën tjetër dhe mbyllja e shumë aktiviteteve ekonomike po përballet me sfidën reale, që ekspertët e quajnë edhe ‘tsunami ekonomik’.

Astrit Panxha, drejtues i klubit të prodhuesve ekonomik në Kosovë, ka thënë askush nuk ka për qëllim përhapjen e panikes po duhet të bëjmë parandalime.

“Nuk është qëllim të përhapet panik, duhet t’i paraprijmë skenarët që mundem me ndodhë nëse qeveria nuk merr vendime për përkrahjen e të gjitha fatureve ndaj bizneseve, futja e ‘cash’-it në ekonomi, atëherë muaji prill do të kalohet më lehtë”.

Kurse, Berat Rukiqi, nga Oda Ekonomike, në një intervistë për InDoks ka thënë se duhet mu kriju një besushmëri në treg.

“Duhet marrë masa mu kriju një besushmëri në treg, shtyrja e pagesave të kësteve të kredise dhe mos ndëshkimin sidomos atyre që janë më së shumti të prekur, lehtësimin fiskal të detyrimeve.Buxheti që është miratuar duhet mi rishiku nuk duhet me mendu vetëm ka infrastruktura rrugore po në ekonomi real në sektorët privat”, ka thënë Rukiqi.

E pos sfidave të biznesit privat, drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka folur për sfidat që mund ta presin madje direkt edhe funksionimin e shteti.

“Ne jemi në një gjendje emergjente, kuptoj që planet e planifikuara në të gjitha fushat kanë rënë, çfarë do qoftë ajo shtyrje e zvogëlon realizimit të objektivave të hyrave që nuk është kjo për rrezikimin e ATK-së është edhe rrezikim për tërë buxhetin e shtetit”, ka thënë Murtezaj.

Etiketa: , , ,
Të fundit