Paralajmëron Kurti: Nëse nuk dënohet, Serbia do ta përsërisë krimin


E hënë, 9 Tetor 2023

PRISHTINË – Republika e Kosovës të dielën më 24 shtator u ekspozua ndaj një sulmi agresiv të grupeve kriminale dhe terroriste nga Serbia jo vetëm ndaj policisë së Kosovës, por edhe ndaj vetë shtetit të Kosovës, ndaj rendit dhe sigurisë sonë.

Kështu ka thënë në fillim të një interviste për mediumin e Malit të Zi, “Pobjeda”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Dhe për këtë, ka theksuar ai, deri më tani janë vërtetuar disa fakte, përcjell Telegrafi.

“Së pari, është vërtetuar rreziku, synimi, potenciali dhe gatishmëria e grupeve kriminale dhe terroriste në Serbi, kundër të cilave luftojmë për më shumë se dy vjet e gjysmë. Së dyti, duke qenë se terroristët ishin të armatosur me armë ushtarake të mjaftueshme për një grup deri në njëqind luftëtarë, ne vërtetuam ekzistencën e një skenari për gjakderdhje në Kosovë. Vlera e armëve të sekuestruara është më shumë se pesë milionë euro”, ka thënë Kurti.

Etiketa: , , ,
Të fundit