Parlamenti Europian pritet të miratojë një rezolutë për sulmin terrorist në veri


E hënë, 2 Tetor 2023

STRASBOURG – Parlamenti Europian pritet të miratojë një rezolutë për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë, në seancën e dytë plenare të tetorit.

Kjo është bërë e ditur nga eurodeputeti kroat, Tonino Picula.

Ai ka thënë se e dënojnë agresionin e fundit të një bande të armatosur kundër policëve të Kosovës.

“Me kërkesën tonë (Socialdemokratëve), PE do të miratojë një rezolutë për Kosovën dhe Serbinë në plenaren e dytë të tetorit. Ne dënojmë agresionin e fundit të një bande të armatosur terroriste kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar ai.

Etiketa: , , , , ,
Të fundit