Parlamenti grek dështon në zgjedhjen e Presidentit të ri


E enjte, 18 Dhjetor 2014

Athinë – Parlamenti grek dështoi sot në zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, pasi nuk arriti dot të siguronte 200 vota nga 300 të mundshme për emrin e kandidatit të vetëm presidencial të propozuar nga qeveria, Stavros Dimas.

Pavarësisht se votimi vazhdon, më shumë se 100 deputetë refuzuan të votojnë Dimasin, ish-komisioner i Bashkimit Evropian për Drejtësinë.

Dy votimet e tjera do të zhvillohen në datat 23 dhe 29 dhjetor dhe nëse dështon, Greqia do të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme.

Etiketa: ,
Të fundit