Pas 100 vjetësh 1.700 qytete amerikane do jenë nën ujë


E premte, 2 Gusht 2013

New York, 1 gusht – Pas 100 vjetësh rreth 1.700 qytete amerikane, duke përfshirë këtu New Yorkun, Bostonin dhe Miamin, mund të ndodhen nën ujë, thuhet në një raport të studiuesit të Organizatës së pavarur “Climate Central” Benjamin Strauss.

Sipas parashikimit të tij, në fund të këtij shekulli niveli maksimal i lejueshëm i ujit në dete dhe oqeane do të rritet më shumë se që duhet. Që në dhjetëvjeçarin e ardhshëm rreth 80 qytete të SHBA rrezikojnë të përmbyten, ndërkohë që “pengje” të fatkeqësisë natyrore mund të bëhen 835 mijë persona.

Shkencëtarët e lidhin kërcënimin e përmbytjeve në shkallë të gjerë, në radhë të parë, me emetimet e gazeve serë.

Etiketa: ,
Të fundit