E diel, 14 Shtator 2014
Një vajzë 24-vjeçare nga Kina ka zbuluar se gjithë jetën e saj ka jetuar pa pjesën më të rëndësishme të sistemit nervor qendror, trurin e vogël.
Vajza kishte shpesh dhimbje koke, marrje mendsh dhe të vjella dhe pas një kontrolli në spitalin e qytetit të saj, skaneri nxori në dritë arsyen duke lënë gojë hapur të gjithë. Brenda kafkës nuk ekzistonte truri i vogël. Pjesa bosh e kokës së saj, ku duhet të ishte truri i vogël, është plotësuar nga lëngu ‘Cerebrospinal’ i cili ka luajtur të njëjtin funksion të trurit të vogël.
Por pavarësisht se vajza nuk ka pjesën më të rëndësishme të sistemit nervor bën një jetë normale, është martuar madje ka dhe një fëmijë.
Ajo tregon se nuk ka pasur histori të problemeve neurologjike në familjen e saj, shkruajnë studiuesit në revistën “Brain”.
Vetëm tetë persona të tjerë, janë diagnostikuar me mungesën e trurit të vogël por pas vdekjes.
Etiketa: Kinë, Truri i vogël