E martë, 29 Maj 2018
Prizren – Komunën tonë sot e vizitoi përfaqësuesja e lartë e BE-së në Kosovë, znj. Natalya Apostolova. Kjo është vizita e parë e saj në Komunën tonë dhe me që kemi qenë të privuar nga bashkëpunimi me zyrën e BE-së për 6 vite, theksova që tani e tutje duhet ta kompenzojmë kohën e humbur.
U dakorduam që zyra e BE-së të financojë ndërtimin e një shkolle nga fondet e IPA-së si dhe nënshkruam letrën e bashkëpunimit për revitalizimin dhe integrimin socio-ekonomik të rrugës Marin Barleti.
Ambasadorja tregoi gatishmëri për përkrahje të të gjitha projekteve të Komunës që kanë të bëjnë me turizëm dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Prizreni është shembull europian i një qyteti tolerant, ku bashkëjetojnë shumë komunitete etnike dhe fetare. U pajtuam se këto vlera të Komunës duhet të promovohen sa më shumë në botë, njoftoi z. Haskuka përmes një postimi në facebook.
Etiketa: Aktuale, Apostolova, Mytaher Haskuka, Prizren