Pas Brexit Gjermania i ndal ekstradimet me Britaninë


E hënë, 18 Shkurt 2019

BERLIN – Gjermania nuk do të ekstradojë asnjë qytetarë në drejtim të Britanisë së Madhe me t’u larguar nga Bashkimi Evropian.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë të ditur se shteti i saj menjëherë do të ndalojë dorëzimin e qytetarëve drejt Britanisë dhe kjo do të ndodhë edhe nëse ata lënë BE-në me marrëveshje, shkruan Reuters.

Ky njoftim ngrit shqetësim rreth Britanisë dhe BE-së rreth bashkëpunimit në fushën e sigurisë në krahasim me nivelin e tanishëm

Brexit do të ndodhë më 29 mars, që është pra data e fundit kur Britania e Madhe do të jetë pjesë e unionit, transmeton Klan Kosova.

Etiketa: , , ,
Të fundit