E diel, 12 Janar 2020
Juventusi ka vazhduar me fitore në Serie A, pasi e ka mposhtur 2-1 Romën në kuadër të javës së 19-të.
Pas vetëm tre minutash lojë në Olimpico, Merih Demiral e kaloi Zonjën e Vjetër në epërsi me një asistim të Paulo Dybalas.
Shtatë minuta më vonë, La Joya e fitoi një penallti për torinezët të cilën në gol e konvertoi Cristiano Ronaldo.
Skuadra e Maurizio Sarrit e mori këtë fitore të vështirë ndaj romakëve, por që e mori edhe kreun e tabelës.
Pas javës së 19-të, Juventusi është rikthyer në krye të tabelës me 48 pikë, dy më shumë se Interi në të dytin, ndërsa në xhiron e 20-të do të ketë punë me Parman.
Etiketa: Juventus, Roma, Serie A