E enjte, 14 Gusht 2014
Për herë të parë në gjashtë muaj, presidenti i SHBA’ve Barack Obama i ka telefonuar Recep Tayyip Erdogan, për ta uruar për fitoren në zgjedhjet presidenciale.
Telefonata është e para që nga muaji shkurt, kur të dy liderët kishin mosmarrëveshje lidhur me ngjarjet në Gaza.
Të dielën, Erdogan u bë presidenti i parë i vendit i zgjedhur direkt nga populli, duke fituar me 52 për qind të votave.
Etiketa: Barack Obama, Recep Tayyip Erdoğan