Pas SHBA-së edhe BE-ja shpreh keqardhje për thirrjet për bojkotimin e regjistrimit në veri


E hënë, 8 Prill 2024

BRUKSEL – Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje pas thirrjeve të fundit të Listës Serbe për bojkotimin e zhvillimit të votimeve për shkarkimin e kryetarëve të zgjedhur shqiptarë në katër komunat veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Ky veprim nga Lista Serbe vjen si reagim ndaj përpjekjeve të fundit për të forcuar përfaqësimin dhe qeverisjen lokale në veri të Kosovës.

Në një deklaratë të dërguar mediave, BE-ja shprehu gjithashtu keqardhje për thirrjen e serbëve për t’u larguar nga procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë.

“Ne marrim në dijeni shqetësimet e shprehura nga serbët e Kosovës lidhur me procesin për zgjedhjet e reja. Përkundër kësaj, ne i bëjmë thirrje Listës Serbe të rishqyrtojë vendimin për të mos marrë pjesë, pasi demokracia nënkupton pjesëmarrje dhe realizimin e të drejtës për serbët e Kosovës që të shprehin qëndrimet e tyre në kutitë e votimeve”, është cituar BE-ja.

BE-ja theksoi se zhvillimi i zgjedhjeve lokale në këto komuna është i rëndësishëm për sigurimin e qeverisjes përfaqësuese dhe uljen e tensioneve.

“Zhvillimi i zgjedhjeve të reja për kryetarë komunash duhet të sigurojë qeverisje të plotë përfaqësuese në veri dhe të ndihmojë edhe në uljen e tensioneve. Votimi për shkarkim është hap në këtë drejtim”, shtoi BE-ja.

Etiketa: , , , ,
Të fundit