Pas tërmetit të fortë Zelanda e Re goditet nga cunami


E diel, 13 Nëntor 2016

Mbrojtja Civile ka këshilluar banorët e vendeve të ulëta të largohen në zonat më të larta, ndërsa e përditshmja “The New Zealand Herald”, raportoi se sirenat e alarmit mund të dëgjohen në Wellington

thumbs_b_c_3915c1e4f085d7d6086651518f2ecfd2

MELBURN – Bregu verilindor i Zelandës së Re është goditur nga një cunami i cili u shkaktua si pasojë e tërmetit të fuqishëm i cili më herët goditi vendin, përfshirë kryeqytetin Wellington, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbrojtja Civile e Zelandës së Re ka paralajmëruar në Twitter se valët mund të zgjasin me orë të tëra.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 95 kilometra në verilindje të Christchurch në thellësi prej 10 kilometrave, bëri të ditur Instituti Gjeologjik Amerikan, ndërsa qendra për paralajmërime nga cunami nuk kishte ngritur alarmin.

Dridhja, e cila, siç theksojnë dëshmitarët, zgjati “gjatë”, është ndjerë në zonën e gjerë Christrchurch, qytetin më të madh në ishullin jugor, i cili në muajin shkurt të vitit 2011 u godit nga tërmeti me fuqi prej 6.3 ballë ku humbën jetën 185 persona dhe u shkaktua dëm prej 15.5 miliardë dollarë.

Mbrojtja Civile ka këshilluar banorët e vendeve të ulëta të largohen në zonat më të larta, ndërsa e përditshmja “The New Zealand Herald”, raportoi se sirenat e alarmit mund të dëgjohen në Wellington. Ndërkohë shumë qytetarë nuk kanë mundur të përmbajnë lotët nga frika.

Shumë shtëpi në qytetin Cheviot thuhet se janë dëmtuar nga dridhjet e tokës.

Zelanda e Re gjendet në të ashtuquajturën “Unazën e Zjarrtë të Paqësorit”, ku tërmetet dhe shpërthimet e vullkaneve janë dukuri e shpeshtë.

Të fundit