E premte, 21 Korrik 2017
Turma të mëdha u vunë re në Aeroportin Ndërkombëtar të Kosit, ndërkohë që pushuesit përpiqeshin të largoheshin nga ishulli grek.
Dy persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën pasi tërmeti i fuqishëm goditi bregun turk brenda natës, duke shkaktuar një cunami që goditi vendpushimet në ishullin Kos.
Epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.7 ballësh ishte jashtë qytetit turk të Bodrumit pranë ishujve grekë.
Zyra e Jashtme i udhëzoi vizitorët ‘të jenë të vetëdijshëm për mundësinë e tronditjeve të tjera’.
Kanali lokal i lajmeve raportoi se rreth 70 persona kërkonin kujdes mjekësor në qytetin turistik turk te Bodrumit.
Por pasojat më të rënda janë ndjerë në ishullin grek, i cili është prekur nga një valë mini-cunami.
Vala me sa duket ishte mjaftë e madhe për të arritur disa hotele të vendosura në vijën bregdetare.
Pushuesit u terrorizuan. Disa prej tyre edhe kërcyen nga ballkoni. Dy vetë u raportuan të vdekur në orët e para të mëngjesit.
Autoritetet greke thanë se mbi 100 persona u plagosen.
[youtube _G_1Z9Y20eQ]
Etiketa: Greqi, termet, Turqi