E hënë, 12 Tetor 2026

Përbërësit për 4 persona: 420g makarona të shkurtra
- Domate qershizë
- 2 grushte ullinj të zinj pa bërthamë
- Disa kokrra kaperi me kripë
- Majdanoz
- 250g djathë Philadelphia
- 1 thelb hudhër
- Vaj ulliri, kripë, piper
Përgatitja:
- Vëmë makaronat që të ziejnë në ujë të valuar me kripë.
- Grijmë imët hudhrën. Domatet i ndajmë katërsh. Në një tigan skuqim hudhrën me pak vaj ulliri, shtojmë domatet dhe i skuqim me flakë të lartë për pak minuta. Shtojmë kaperit, të cilët i kemi shpëlarë mirë me ujë për t’u hequr kripën e tepërt, si dhe ullinjtë. I spërkasim me piper dhe tiganin e lëmë në zjarr për dy-tre minuta derisa aromat të përzihen. Nëse ka nevojë, shtojmë pak nga uji ku po ziejnë makaronat.
- Kullojmë makaronat e ziera, i hedhim te tigani, shtojmë djathin Philadelphia dhe i përziejmë mirë me lugë druri. E shërbejmë me pak majdanoz të grirë.
Burimi: mesazhi
