Patate në furrë me pana


E martë, 26 Prill 2016

patate-e-zucchine-gratinate-al-forno

Përbërësit:

1 kg patate

1 qepe

150 gr proshutë e tymosur ose sallam

300 ml pana kuzhine(hopla për kuzhinë)

80 gr djathë i fortë

1 vezë

Krip,piper i zi. majdanoz

Udhëzimet:

Vëmë ujë të bollshëm në një enë të madhe të vlojë. Kriposim sipas shijes ujin,

Qërojmë patatet dhe i presim në rrathë, heqim ujin që vlon dhe i ziejmë për 10 minuta.

Përziejmë panën,vezën, djathin e grirë në rende, hedhim kripë e piper sipas shijes.

Proshutën ose sallamin e grijmë në katrore të vogla.

Në pak margarinë ose vaj skuqim qepën e grirë imët, shtojë proshutën e grirë dhe skuqim sëbashku derisa të zbutet qepa.

Në një enë të lyer me pak margarinë i nxjerrim patatet, nxjerrim përzierjen me panën dhe përzierjen me qepën dhe proshutën.

Përziejmë të gjithë përbërësit në tepsi, pastaj shtojmë dhe pak proshutë që nuk e kemi skuqur. Shtojmë dhe majdanoz të grirë.

Fusim tepsi në furrë të nxehtë 200 gradë derisa te marre ngjyre të artë për 30 minuta dhe më pas ulim pak temperaturën dhe leme ne furre edhe për 15 minuta.

Tepsinë e nxjerrim nga furra dhe shërbejmë të ngrohtë.

Të fundit