E shtunë, 16 Korrik 2016

Shpëtim Idrizi
PDIU ndoqi me shqetësim, ngjarjet e tentativës për grusht shteti në Turqi.
Ne mbështesim institucionet shtetërore, vlerat e demokracisë. Ne besojmë se e vetmja rrugë për të qeverisur është vota nga populli. Fatmirësisht kjo tentativë u mbyll pa gjakderdhje, si edhe tregoi qëndresën e popullit turk, për të mbrojtur demokracinë.
Të gjithë institucionet ndërkombëtare reaguan njëzëri në mbrojtje të demokracisë, që tregon se bashkë ne do të dimë t’i ruajmë vlerat tona të përbashkëta.