E mërkurë, 6 Maj 2015
Prishtinë – Qëndrim konfrontues ndërmjet vete mbajnë partnerët e koalicionit qeverisës, PDK-ja dhe LDK-ja, përkitazi me juridiksionin kohor dhe lëndor të Gjykatës Speciale. Kjo pritet të reflektohet edhe në vendimmarrje për Specialen në Kuvend.
Një ekip teknik i dominuar nga eksponentë të PDK-së, i ka kërkuar Grupit politik që drejtohet nga presidentja Atifete Jahjaga që juridiksioni i Gjykatës të mbulojë periudhën kohore 1 janar 1998 – 31 dhjetor 1999, shkruan “Koha Ditore”.
Në anën tjetër, në Projektligjin për Specialen të hartuar nga Bashkimi Evropian, është kërkuar që juridiksioni kohor të përfshijë periudhën deri në fund të 2000-s.
Ekipi teknik i ka kërkuar lidershipit politik që ta qartësojë me autoritetet e BE-së çështjen e zgjatjes pa paralajmërim të periudhës kohore për një vit të tërë.
Etiketa: Gjykata Speciale, Kosovë, LDK, PDK, Qeveria