E premte, 15 Gusht 2014
Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon të kërkojë një partner të koalicionit për të formuar qeverinë e ardhshme, edhe pse, që nga përfundimi i zgjedhjeve të 8 qershorit e deri me sot, asnjë nga partitë që kanë fituar ulëset në kuvendin e Kosovës, nuk ka shpreh gatishmëri për të bashkëqeverisur me koalicionin “Misioni i RI”, i cili doli fitues ne zgjedhjet e fundit dhe i cili udhëhiqet nga PDK-ja.
Në një intervistë për televizionin Rrokum, që e transmeton Indeksonline, anëtari i kryesisë së PDK-së, njëherit deputeti në legjislaturën e re, Zenun Pajaziti, ka thanë se Partia Demokratike e Kosovës nuk po rrinë duar kryq, ajo është duke punuar për ti bërë numrat dhe të qeverisë me vendin, ai madje është shumë i sigurt se shumë shpejt kanë për ta shpërndarë edhe bllokun opozitar dhe njëra nga këto parti ka për t’ju bashkangjitur kësaj të fundit.
Sipas Pajazitit, ndryshimi i strukturës së partive politike serbe dhe presioni i qeverisë së Beogradit e cila e formojë listën ‘Serbe’, dhe që është krejt ndryshe nga ato që ishin deri më tash, ka bërë që mos ta kemi përkrahjen e tyre në ditën e parë konstituive te kuvendit të Kosovës.
Sa i përket rrezikut që Kosova të shkojë edhe në një para zgjedhje te reja, te jashtëzakonshme, sipas Pajazitit kjo është shumë e mundshme nëse partitë e koalicionit paszgjedhor vazhdojnë ta bllokojnë situatën politike në vend.
Pajaziti më teje ka shtuar se Partia Demokratike ka qenë në opozitë dhe nuk i frikohet asaj se në rast se s’mundet ta formoj qeverinë Thaçi 3, atëherë ka me qenë konstruktive si parti opozitare.
Ai foli edhe për punën e tij sa ishte ministër i Punëve të Brendshme, në punën operative rreth identifikimit të personave të përfshirë në grupe terroriste, sipas tij edhe gjatë asaj kohe ka pas aksione të tilla, por deklaroi se vendi nuk ka pas dhe as nuk ka kapacitete për luftimin e terrorizmit.
Deklaratën e shefit të tij Hashim Thaçi, se ai ishte urdhërdhënës për arrestimin e 40 qytetarëve të dyshuar për përfshirjen në organizata terroriste, Pajaziti e përkrah, duke thënë se ai është urdhërdhënës deri ne zgjedhjen e një kryeministri të ri. /Telegrafi/
Etiketa: Koalicioni, Kosovë, PDK, Zenun Pajaziti