E mërkurë, 5 Shkurt 2014
Peja ka mposhtur Levskin e Bullgarisë në kuadër të Ballkan Ligës me rezultat 81 me 69.
Te pejanët më i miri ishte Samir Shatahoviq me 22 pikë të shënuara, nëntë prej të cilave i arriti nga gjuajtjet për tre pikë.
Përveç tij, kontribut dhanë edhe Ferderick House me 18 pikë e tetë kërcime.
Me këtë fitore Peja ngjitet në vendin e shtatë me 13 pikë kurse në ndeshjen tjetër do të përballet me Kumanovën.