E shtunë, 14 Maj 2016
Pejë – Katërmbëdhjetë autobusë dhe rreth 600 vetura të mbushura me protestues janë nisur nga qyteti i Pejës drejt Prishtinës.
Naim Sahiti, zyrtar i AKK-së në Pejë, tha për KALLXO.com se mjetet janë nisur nga fshatrat dhe qyteti i Pejës ndërsa për veturat private organizatorët kanë garantuar furnizim me karburante.
Protesta e dy partive opozitare AAK dhe Nisma është paralajmëruar të mbahet në shesin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Kjo është protesta e parë e cila mbahet pas ndarjes së bllokut opozitar, meqë Vetëvendosje është larguar nga blloku opozitar dhe nuk e ka mbështetur protestën e sotme.
Etiketa: Pejë, Vetëvendosje