Pejë: Prokuroria sekuestron BMW X6 të kërkuar ndërkombëtarisht, urdhëron kthimin te pronari


E hënë, 17 Gusht 2026
Pejë: Prokuroria sekuestron BMW X6 të kërkuar ndërkombëtarisht,  urdhëron kthimin te pronari

Sipas Prokurorisë, informacioni për automjetin është pranuar nga autoritetet kompetente të Gjermanisë përmes zyrës së ILECU-së. Automjeti ishte kërkuar në kuadër të një procedure penale të iniciuar në Gjermani ndaj shtetasit kosovar Sh.Q., nën dyshimin për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.

“Operacioni është zhvilluar pas pranimit të informatave nga autoritetet kompetente gjermane, përmes zyrës së ILECU-së, se automjeti ishte në kërkim ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Pejë transmeton Klankosova.tv.

Pas lokalizimit të automjetit, më 7 gusht 2026 është bërë sekuestrimi i tij. Në atë fazë, Prokurori i Shtetit kishte lëshuar urdhër për ndalimin e përkohshëm të automjetit.

Megjithatë, pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme procedurale, më 14 gusht Prokurori i Shtetit ka urdhëruar kthimin e automjetit te pronari i tij, shtetasi gjerman R.D.

Prokuroria nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me arsyet konkrete që kanë çuar në kthimin e automjetit, përtej sqarimit se vendimi është marrë pas përfundimit të veprimeve të nevojshme procedurale.

Në përfundim të njoftimit, Prokuroria Themelore në Pejë ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

“Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, me qëllim të trajtimit efikas të rasteve penale dhe zbatimit të ligjit”, thuhet në njoftim.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit