E premte, 24 Korrik 2015
Uji i pijshëm në Prishtinë, ka rrjedhur i ndotur për shkak të një problemi në gypat përçues nga fabrika e ujit në Badovc.
Arjeta Mjeku, zëdhënësja e Kompanisë së Ujësjellësit ka thënë se kjo ka ndodhur pas depërtimit të rërës në gyp, gjatë kohës kur punëtorët po mundoheshin ta rregullonin prishjen.
“Dje rreth orës 17:00 kemi pasur dëmtim të gypit të çelikut, i cili vije nga Badovci në Prishtine dhe punëtoret tanë e kanë sanuar deri në ora 23:00”
“Problemi qëndron se gjate sanimit që ishte punë e vështire është futur rërë nga jashtë brenda me ketë rast, uji i qytetarëve të Graçanicës, Çaglavicës, Hajvalisë, Aktashi 1,2 dhe 3 edhe një pjesë e lagjes Bregu i Diellit, Veterriku dhe Mati 1 kanë pasur ujë të turbullt”, theksoi Mjeku.
Ajo ka thënë se problemi do të zgjidhet shpejt dhe ka siguruar që qytetarët të mos e pinë ujin e ndotur deri në pastrimin e tij.
Uji do të kthjellohet varësisht se sa kohë merr gypi për tu pastruar.
Klan Kosova ka siguruar edhe disa fotografi të gjendjes së ujit, të cilat janë dërguar në redaksi nga shikuesit e televizionit.