Pensionistët kërkojnë të trajtohen me dinjitet


E shtunë, 1 Tetor 2022

PRISHTINË – Me moton “Dinjitet për pensionistët”, Shoqata e Pensionistëve të Kosovës ka organizuar një aksion simbolik para Qeverisë, në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve.

Ata kanë lëshuar pëllumba para Qeverisë, me mesazhin e vetëm që të kthehet vëmendja tek pensionistët si dhe të trajtohen me dinjitet.

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi, tha se me këtë mesazh ata kërkojnë që Qeveria e Kosovës t’i trajtojë me dinjitet këtë kategori të lënë pas dore.

Ai po ashtu tha se përmes pëllumbave duan t’ia përkujtojnë qeverisë se pensionistët janë kategori e njerëzve paqësorë e që nuk shërbehen me dhunë.

Etiketa: , ,

Leave a Reply