E diel, 26 Korrik 2015
Vetëm brenda gjashtëmujorit të këtij viti, 26 fëmijë kosovarë janë prekur nga sëmundjet malinje, kurse 50 për qind të tyre janë diagnostifikuar me leukemitë akute limfoblastike.
Disa nga ta ende pa marrë mirë hapat e parë, të bëjnë ecjen e parë, po sprovohen nga sëmundjet kancerogjene.
Vetëm brenda gjashtëmujorit të këtij viti, 26 fëmijë kosovarë janë prekur nga sëmundjet malinje, kurse 50 për qind të tyre janë diagnostifikuar me leukemitë akute limfoblastike.
Ndërmjet vdekjes e shpresës për jetë, këta fëmijë gjenden në duart e prindërve dhe mjekëve në Repartin Hemato-Onkologjik të Klinikës së Pediatrisë.
Por, jo dhe nën kujdesin e duhur të Qeverisë.
Përtej dashurisë së prindërve dhe dhimbjes për ta që me ditë dhe net ju qëndrojnë pranë, sipas prindërve nuk mund të shkojë askush, por shteti duhet të kujtohet më shumë për këta fëmijë të dërrmuar nga sëmundja e prindërit e dërrmuar dhe ekonomikisht.