E premte, 30 Qershor 2017
Ministri në largim i Financave, Avdullah Hoti, tha se kjo po bëhet me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë, sa i përket luftimit të krimit të organizuar.
“Këshilli Gjyqësor ka bërë kërkesë që të gjithë gjyqtarëve të krimeve të rënda në Kosovë, t’iu ndahet një shtesë prej 300 eurosh në formë lineare si mekanizëm shtesë për t’i nxitur ata të rrisin efikasitetin në punë, në luftimin e krimit të organizuar. Kërkesa për mjete është për 321 mijë e 800 euro, për 85 gjyqtarë në Departamentet e Krimeve të Rënda në Gjykatën Supreme, në Gjykatën e Apelit dhe në të gjitha Gjykatat Themelore nëpër Kosovë”, tha ai.
Këtë vendim e ka mirëpritur ministrja e Drejtësisë në largim, Dhurata Hoxha, e cila tha se kjo do të rrisë efikasitetin e punës së gjyqtarëve.
Etiketa: Aktuale, gjyqtaret, Kosovë