E martë, 30 Qershor 2015
Kreu i Qeverisë së Kosovës Isa Mustafa, është pritur në Berlin me nderime të larta nga Kancelarja ANGELA MERKEL.
Ndërkaq në takimin me Merkel, kanë marrë pjesë edhe 6 anëtarë të delegacionit, përfshirë edhe Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Hashim Thaçi. Mustafa, që prej se është zgjedhur Kryeministër i Kosovës nuk ka pasur ndonjë pritje të tillë në ndonjë vizitë.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin zëdhënësit të qeverisë Arban Abrashi rreth takimit në Berlin
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u prit sot me nderime shtetërore nga Kancelarja Federale e Gjermanisë, ANGELA MERKEL, në Zyrën e Kancelares Federale në Berlin.
Pas ceremonisë ushtarake, Kryeministri Isa Mustafa dhe Kancelarja Merkel kanë zhvilluar një takim ku është biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, për proceset në Kosovë, për marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, Kryeministri Isa Mustafa, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i parë Hashim Thaçi, Ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, është takuar edhe me ministren e shtetit në Landin FEDERAL të Baden Ëürttemberg, Silke Krebs.