E martë, 23 Tetor 2018
Çmimet e biletave për ndeshjen e nëntorit që pritet të përcaktojë fituesin e grupit të Kosovës në Ligën e Kombeve, kundër Azerbajxhanit, do të jenë të njëjta me ato të dy ndeshjeve të kaluara në Prishtinë.
Por mënyra e shitjes kësaj here do të jetë krejtësisht ndryshe.
Biletat për ndeshjen e fundit në kuadër të Ligës D, Grupi 3, kundër Azerbajxhanit, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) do t’i shesë vetëm “online”.
Me këtë mënyrë të shitjes mendohet të evitohen problemet që përcollën procesin e shitjes së biletave për ndeshjet e luajtura në “Fadil Vokrri”, kundër Ishujve Faroe dhe Maltës, por edhe shitësit ilegalë, që stërshisnin ato në treg të zi me çmim shumëfish më të madh.
Etiketa: Biletat, Kosovë, Përfaqësuesja