E hënë, 29 Gusht 2022
PRISHTINE – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar strehimin e afganëve në Kosovë, një vit më parë, të cilët u evakuuan pasi talibanët u rikthyen në pushtet në Afganistan.
Kurti përmes një postimi në Twitter ka shkruar se për një vit, Kosova ka strehuar 1,798 afganë.
“Në këtë ditë të një viti më parë, ne mirëpritëm grupin e parë të qytetarëve afganë që ishin larguar nga shtëpia e tyre në mes të kaosit dhe pasigurisë. Që atëherë, Kosova ka siguruar strehim për 1798 afganë. Ne jemi partnerë të aleatëve tanë dhe aleat të atyre që kanë nevojë për një dorë ndihmëse”, ka shkruar Kurti.
Etiketa: Afganet, Albin Kurti, Kosova, Refugjatët