E premte, 26 Korrik 2019
PRISHTINË – Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka pasur presion për t’u dorëhequr nga pozita e të parit të qeverisë.
Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se për opozitën ai do të kishte qëndruar në pushtet edhe për dhjetë vite tjera.
“Problemi është se unë u ftova si i dyshuar. Të ftohesh edhe si kryeministër i dyshuar e tani të shkosh në cilësinë e kryeministrit në dialog është presedan jo i mirë. Është një presedan më të zbutë dhe pastaj me kërkua largimin e taksës dhe ndjekjen e një agjende çfarë ata dëshirojnë”.
Haradinaj ka thënë se pavarësisht pozitës që mund të ketë pas zgjedhjeve demarkacioni me Malin e Zi tashmë ka marrë formë dhe është duke shkuar në drejtimin e duhur. Ai ka thënë se kufiri do të kthehet aty ku ka qenë.
Etiketa: Kosovë, Opozita, Ramush Haradinaj