E enjte, 9 Prill 2015
Disa historianë shqipëtarë besojnë që edhe kali i Skënderbeut ka pasur krahë dhe ka fluturuar. Besonjë që kali i Skënderbeut i përket gjeneratave ndër shekuj dhe është pasardhës i kalit të Herkulit, i cili në mitologjinë antike greke njihet me emrin Pegasus, dhe i ishte dhënë dhuratë Herkulit pra, djalit të Zeusit. Këtë “kalë krahëfluturues”, Skënderbeut nuk ia dha Zeusi, por disa historianë shqipëtarë të cilët mitin e shëndrruan në histori e historinë e shëndrruan në mit.
“Pegasusi i Skenderbeut”, është përmendur shpeshherë në librat e historisë tonë shqiptare duke i ndihmuar atij të fluturojë përmbi kokat e osmanlijëve e duke ua këputur kokat atyre si shalqinjë. Pra, shpata e Skenderbeut ka vrarë me një të rame të mesme pesëdhjetë osmanlinjë. Ndërsa me një të rame të fortë deri në njëqind osmanlinjë. Kurse me dy apo tre të rame mëse të forta, ka çarë bjeshkë e male. Ka ndalur dhe dete.
Me këto koncepte naive mitike të nxjerrur nga “librat e shenjtë të historirave”, Skënderbeu ndoshta edhe vet mund t’i përket gjeneratave shekullore mijëvjeçare dhe lirshëm mund të konsiderohet si pasardhës i Herkulit. Edhe pse nuk përkon mbi atë se Herkuli ishte grek e Skënderbeu shqipëtar, historanët si mjeshtër e ndërtues të miteve, shkuan aq larg sa që të gjithë grekët i bën ilirë e kësisoj e gjetën “lidhjen e gjakut”. I gjetën qelizën trashëguese të vjetër të ADN-së. Kësisoj thonë që Skenderbeu i përket familjes së Zeusit, dhe ishte gjysmëperëndia e fundit që është shfaqur në Tokë për herë të fundit.
Por, a ka përfunduar miti?
Miti edhe sot kësaj dite nuk është ndalur. Ai ka vazhduar dhe është rrënjosur thellë në njeriun e sidomos në kokat e historianëve që kanë trashëguar historikisht mitin perëndimor. Shembuj të mirë në Shqipëri e Kosovë kemi autorë e libërshkrurës të historisë shkollore e universitare. E ne kapërdijmë përditë mitet e tyre, dhe kënaqemi duke i lexuar ato. Tek e fundit janë ndërtime të bukura estetike dhe sa herë i lexon e i dëgjon thjeshtë, kënaqesh. Por, nuk guxon t’i prekësh e t’i ndryshosh apo korigjosh sepse do të të “nxjerin sytë” e do tu dalin “damarët e qafës” nga piskama që do ta ngrehin përballë. Fytyrat do tu skuqen e gjaku do t’iu mpihet.
Por u them këtyre autorëve të rinj, me mendim të mykyr mitik mbi historinë e vjetër, nuk po i sjell as tezë apo antitezë filozofike, as mendim kundër mendimi, as aspekt fetar kundrejt tjetrit siç po bën shpesh Frashër Demaj, në shkrime librash e debate televizive, duke pohuar që: “Perandoria Osmane e ka sjellur me dhunë Islamin”. Ai faktikisht ka kohë që po bën gafe të tilla, por një ditë do ta hajë vet atë që ka bërë.
Nuk do ta pijë kush më këtë “supë të hollë” me ngjyrime fetare e politike të kohës. Të gjithë dita ditës po e kuptojnë të vërtetën historike dhe kjo po i bret këta historianë mitesh më së shumti. Dhe i kuptoj që kanë frikë që po iu rrëzohen perënditë e idhujt e tyre që vet i krijuan.
Kanë frikë, pra, që një ditë do t’i rrëzohet miti i moçëm shekullor i ndërtuar nga “shijet personale e blloqet e tyre të ngurta”. Megjithatë, ka filluar të rrëzohet, dhe atë nga themelet.
Dhe është pikërisht miti perëndimor që historikisht ka ndryshuar rrjedhat e historisë së vërtetë kundrejt atij lindor në këtë rast të veçantë të Perandorisë Osmane. Andaj, nuk është aspak e saktë vërtetë të thuhet që Perandoria Osmane ka sjellur me dhunë Islamin në trojet shqiptare dhe Ballkan. Sepse të thuash një gjë të tillë do të thotë të identifikohesh e të luftosh në “mbrojtje të pashoqë të mitit dhe të sakrifikohesh për të”.
Dy shembuj mbi sundimin dhe mossundimin e muslimanëve:
Dy shembuj mbi sundimin:
• Muslimanët kanë sunduar Spanjën për gati 700 vite, dhe Spanja sot e kësaj dite është popull me shumicë të krishterë. Nuk iu imponua gjë prej gjëje dhe nuk u bë asnjëherë muslimane. Muslimanët nuk përdorën shpatën e çelikut apo të dhunës. Por, i ndërtuan universitete sikur që është ai i Kordobës, një ndër universitet e para të botës. I dhuruan diturinë e arsimimin.
• Muslimanët kanë sunduar Indinë për më shumë se 1000 vite dhe për më shumë se 80% e popullit të Indisë nuk janë muslimanë. Ata kanë vazhduar fenë e traditën e tyre. Po të donin do t’i bënin të gjithë muslimanë ose me dhunë ose me paqe. Por, nuk e bënë këtë me asnjërën. As me “shpatë të çelikut” dhe as me “shpatë të paqes”
Dy shembuj mbi mossundimin:
• Indonezia, është shteti më me shumicë muslimane në botë dhe e i pyes këta autorë të cilët kanë njohuri historike-botërore, se cila ushtri muslimane ka shkelur me këmbë në Indonezi, dhe e ka përhapur Islamin me dhunë? As dhe një ushtri e vetme.
• Malajzia është shteti më gjysmën më të madhe të popullsisë Islame apo jo? Andaj, cila ushtri ka shkelur me këmbë në Malajzi e cila gjendet në bregdetin lindor të Afrikës, dhe ka përhapur Islamin me dhunë apo me paqe? As dhe një ushtri e vetme.
Dhe i pyes me faktin se e njohin historinë botërore, apo jo? Dhe i pyes përsëri, e njihni apo nuk e njihni? Edhe pse kam ca dyshime. Megjithatë, shumica prej tyre janë historianë me diplomë. Por, jo të gjithë historianët shqipëtarë besojnë në mite, por ka të atille që nuk pranojnë mitin perëndimor, por besojnë fuqishëm mbi atë se Perandoria ishte mbrojtëse e identietit kulturor dhe kombëtar. Prandaj, do të ishte e padrejtë t’i përfshinim të gjithë.
Një shembull i veçantë dhe fundamental
Ishin mongolët që pushtuan kalifatin dhe tokat arabe, dhe shkatërruan gjithçka, por këta pushtuesë u bënë vet muslimanë. Dhe asnjëherë botërisht nuk është njohur që pushtuesi t’i nënshtrohet nënshtruesit dhe vetpushtimit dhe të pranojë fenë e atij vendi që ka pushtuar. Dhe nga këta mongolë rrjedhin turqit selxhuk apo jo?
Shembulli përfundimtar mbi sundimin 500 vjeçar
Këta dy shembuj, shërbejnë si premisa të vërteta mbi sundimin pesëqind vjeçar të Perandorisë Osmane. Këta shembuj janë thelb i ligjit të Islamit, pra, Sheriatit. Dhe, Perandoria Osmane ka vepruar sipas rregullave dhe ligjeve të Sheriatit i cili nuk lejon as dhunë dhe as imponim, as detyrim dhe as mashtrim.
A nuk vlejnë këta shembuj të lartëckeur që të kuptojmë se Perandoria Osmane nuk solli këtu në trojet tona “shpatën e çelikut dhe të dhunës”. Përkundrazi, po mos të vinte Perandoria Osmane, Nemanjoviçët të zdjergur prej maleve të Karpatëve do ta na hanin për së gjalli, do të na zhduknin si komb e racë. Nuk do të këndoheshin këtej pari më ninullat e këngëve kreshnike.
Dhe përkundër gjithë kësaj, këtu kishte muslimanë edhe para ardhjes së Perandorisë Osmane, a e dinë këta historinë të tipit të Frashërit apo thjeshtë hiçen se nuk e dinë!?
Dhe në fund fare, Islami është “shpata e arsyes dhe intelektit” dhe jo e “shpata e mprehtë e hekurit”!
Por janë mitet që nuk mund të durojnë dot arysen e intelektin, dhe kësisoj arsyet e juaja po bëhen vetë mite. Dhe nuk kanë rrugë tjetër. E për këtë shpeshherë nuk ju vë faj këtyre historianëve dhe them që nuk gënjejnë, porse vet besojnë në një gënjeshtër të madhe.
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.