Përforcimi i ri i Man Utd kushton 76 milionë euro


E martë, 19 Janar 2016

Manchester – Manchester United ka shprehur interesim për yllin e ri të Benficas, Renato Sanches, i cili kushton plot 76 milionë euro.


Manchester United është në kërkim të përforcimeve të reja.
Klubi nga Old Trafford ka identifikuar yllin e ri të Benficas, Renato Sanches si futbollist i nevojshëm për formacionin e menaxherit Louis van Gaal.

“Daily Mail” ka bërë të ditur se “Red Devils” janë të interesuar për transferimin e 18-vjeçarit i cili është në gjendje të luajë në qendër të mesfushës dhe në krahun e majtë.

Por, ai ka një dëmshpërblim të lartë me vlerë prej 76 milionë euro. Sanches ka kontratë me Benfican deri në verën e vitit 2020./lajmi/

sanches

Etiketa:
Të fundit