Përfundoi takimi në Bruksel, Borrelli tha se pati pajtueshmëri për planin europian


E hënë, 27 Shkurt 2023

BRUKSEL – Shefi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka konfirmuar sonte se në takimin që pati kryeministri Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ka pasur pajtueshmëri për marrëveshjen e planit evropian.

Megjithatë siç specifikoi, pritet që gjatë marsit, të ketë edhe një takim tjetër i cili do të finalizonte zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

”Palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre sa i përket zbatimit të saj. Kemi një storje të gjatë të marrëveshjes që nuk është realizuar ende, dhe palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre që ta vazhdojnë zbatimin e saj”.

”Ata shprehën gatishmërinë e tyre, për të zbatuar marrëveshjen, por ende nevojiten negociata të tjera për të përcaktuar modalitete të ndryshme”.

Borrell, në një konferencë për media, pas takimi deklaroi se dialogu do të fillojë sërish gjatë muajit mars dhe se pret nga pala kosovare e ajo serbe të mos ketë veprime të pakoordinuara.

“Shpresoj që asnjë veprim i pakoordinuar të pengojë bisedimet në Bruksel. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve pa të cilin asnjëra nga palët nuk do të mund të realizoj të ardhmen e tyre evropiane”, tha Borrell.

“Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve nuk është vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për të gjithë ne”.

“Progres është bërë sot dhe ju rekomandoj palëve që të përfshihen në të njëjtën kohë duhet më shumë punë nga palët që të bëhet më shumë për atë të cilën është negociuar. Do të vazhdohet me diplomaci dhe nga mesi i marsit shpresoj që të kemi të finalizuar punën” u shpreh Borrell.

Etiketa: , , , ,