E hënë, 22 Gusht 2016
Lojërat Olimpike Rio 2016 përfundojnë me një ceremoni në stadiumin me kapacitet 78 mijë persona Maracana, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoninë e cila ka zgjatur për tre orë, e drejtuar nga Rosa Magalhaes, janë paraqitur pjesë nga kultura braziliane.
Pas intonimit të himnit brazilian në stadium janë sjellë flamujt e 207 vendeve pjesëmarrëse në lojëra, ndërsa flamuri i Turqisë është mbajtur nga mundësi kombëtar turk Taha Akgül i cili ka fituar edhe medalje ari.
Ndërsa ceremonia e fundit e medaljeve të Rio 2016 është mbajtur për sportistët të cilët kanë hyrë në tre vendet e para në maratonën për meshkuj.
Prezentë emra të njohur
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë shumë artistë të njohur, si Martinho Da Vila, Roberta Sa, Kygo, DJ Dolores, DJ Mika Mutti, Julia Michaels, Luis Gonzaga, Lenine dhe Mariene De Castro
Kryetari i bashkisë së Rio de Janeiros, Eduardo Paes, i ka dorëzuar flamurin olimpik presidentit të Komitetit Ndërkombëtar Olimpik (IOC), Thomas Bach, i cili më pas ia ka dorëzuar prefektes së kryeqytetit japonez, Tokios, Yuriko Koike, ku dhe do të zhvillohen Lojërat Olimpike 2020. Pas ceremonisë së dorëzimeve u intonua himni kombëtar i Japonisë dhe u prezantua një shfaqe japoneze.
“Faleminderit Rio, urime Brazil”
Kryetari i Komitetit Organizator Rio 2016, Carlos Arthur Nuzman, në një fjalim në ceremoninë mbyllëse duke vënë në dukje se kanë kryer me sukses organizimin e lojërave, ai ka shprehur falënderimet ndaj popullit brazilian për interesin e treguar.
Ndërsa Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, duke përgëzuar Rio de Janeiron, ka theksuar: “Shpreh falënderimet për Brazilin i cili ka zbatuar me sukses organizimin e Lojërave Olimpike. Brazili duhet të jetë krenarë me këtë sukses. Keni qenë një burim i frymëzimit për të gjithë ne. Faleminderit Rio, urime Brazil.”
Pas fjalimeve është fikur edhe pishtari i cili ka qëndruar i ndezur për 17 ditë dhe më pas lojërat kanë përfunduar zyrtarisht.