0°C
Prizren

Përfundojnë pa sukses bisedimet për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni

Prizren Post | 11:01 - 19.07.2016

Shkup – Ka përfunduar pa sukses edhe një raund tjetër i bisedimeve të partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës për dhënie fund të krizës politike në Maqedoni të cilat u mbajtën në rezidencën e SHBA-ve në Vodno të Shkupit, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas disa orëve të kaluara në negociata ambasadori amerikan në Maqedoni, Jess Baily në një prononcim për gazetarët tha se pret që deri në fund të kësaj jave të arrihet marrëveshje.

“Ajo të cilën mund ta transmetoj tek ju është se kemi një propozim interesant në tryezë. Afati i fundit nuk është vendosur, por ajo që është e rëndësishme është se negociatat do të vazhdojnë edhe nesër. Shpresoj se një zgjidhje për krizën do të jetë e arritshme nga fundi i kësaj jave”, tha Bailey.

Në deklaratat zyrtare partitë politike pohonin se nuk heqin dorë nga pozicionet e tyre dhe vijat e kuqe për çka opozita maqedonase Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) insiston që ministri i Brendshëm të ketë ingerenca të plota në politikat kadrovike në ministri ndërsa VMRO-DPMNE-ja pohon se ndryshimet do të parandalojnë partizimin e ministrisë.

Takimi i sotëm nuk u ndoq nga ambasadori i BE-së, Aivo Orav, i cili po qëndron në Bruksel për konsultime, por nga të deleguarit e tij.


Arivisti Company