E shtunë, 30 Nëntor 2013
Prishtinë, 30 nëntor – Numri i personave që kanë vdekur në aksidente komunikacioni është rritur sivjet.
Nga janari deri në tetor të këtij viti, kanë vdekur 131 persona si pasojë e këtyre aksidenteve. 31 prej tyre, kishin qenë këmbësor.
Kjo shifër është 3 për qind më e lartë se në periudhën e njëjtë të 2012-s.
Ndërkaq janë lënduar mbi 8 mijë persona nëpër aksidente rrugore, shifër kjo 13 për qind më e lartë se vitin e kaluar.
Përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, vlerësojnë se ndër shkaktarët kryesor të aksidenteve me fatalitet janë: shpejtësia, manipulimi i pasigurte i automjeteve, si dhe rrezikshmëria e rrugës./koha/
Etiketa: Aksidente, Kosovë