E shtunë, 15 Korrik 2023
Kryeministri i e vendit, Albin Kurti ka folur sot rreth Ligjit për pagën minimale, që u aprovua të enjten në Kuvend, e për të cilin mori kritika nga partitë opozitare se veteranët e luftës së UÇK-së mbeten jashtë këtij ligji.
Kurti i cili mori pjesë në fillimin fushatës së korrje-shirjeve në Republikën e Kosovës tha se Ligji i cili ka kaluar në Kuvend ka të bëjë me pagën minimale e benefitet nuk janë në kuadër të saj pasi paga jepet për punë.
“Ligji i cili kalojë së fundi në Kuvendin e Kosovës e rregullon pagën minimale. Ne jemi për benefite sa më të larta për veteranët e luftës çlirimtare, por këto benefite nuk janë pagë sepse paga është për punë. Pra, benefitet janë mirënjohje e shoqërisë që i jepen veteranit të luftës për luftën çlirimtare, fitimtare e cila është burim i shtetësisë, pavarësisë sonë…”, tha ai, raporton Telegrafi.
I pari i qeverisë tha se po angazhohen që të ketë një ligj të ri por për këtë nevojitet faktet të jenë të sakta.
“Unë besoj që në luftën çlirimtare kanë marrë pjesë më shumë se 60 mijë pjesëmarrës… mirëpo ka një lloj trefishimi të numrit të veteranëve…andaj është e domosdoshme që gjërat t’i quajmë me emrat adekuatë.
Veteranë sipas komandantëve të UÇK janë dikur rreh 20 mijë, por nëse ia bashkëngjisim edhe pjesëmarrësit atëherë do të bëhen më shumë se 60 mijë.
Unë jam që të kemi falënderime e mirënjohjen për të gjithë, por nuk mund ta deformojmë luftën çlirimtare të UÇK-së…
Për këtë ajo çka i duhet edhe Qeverisë e Kuvendit është dosja që ndodhet në Prokurori në mënyrë që ta kthejmë në të vërtetën faktike numrin e veteranëve”, tha Kurti.
Kryeministri tha më tej se është i interesuar që të bashkëpunojë me organizatat e dala nga lufta.
“Paga minimale nuk është benefit për kontributin apo pjesëmarrjen në luftë, këto dy gjëra janë të ndryshme… paga jepet për punë. Unë do të dëshiroja që kur të merremi vesh me organizatat e dala nga lufta, besoj sa më shpejt, që të krijojmë mundësi që veteranët të punojnë, sepse një numër i madh nuk janë për pensionim sepse janë të rinj, shumë prej tyre nuk i kanë as 50 vjet.
E domosdoshme që të krijohet mundësia që të punojnë në profesione të ndryshme…”, tha ai.
Kurti tha se janë përjetësisht e pafundësitë mirënjohës për sakrificën, flijimin e kontributin e pamatshëm të dëshmorëve, martirëve, veteranëve, invalidëve e familjeve të tyre.
Etiketa: Albin Kurti, Kosovë, Veteranët