Përleshje në Lipjan: Gjashtë të lënduar, katër persona shoqërohen në polici


E shtunë, 19 Korrik 2025



Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një përleshje fizike në një lokal në Lipjan.

Detaje rreth këtij rasti për tëvë1.info ka dhënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se katër të dyshuar janë shoqëruar në stacion policor, kurse dy të tjerë janë duke u trajtuar në QKUK nën përcjellje të zyrtarëve policor.

“Sot rreth orës 11:30 është pranuar informata për një rrahje në një lokal në Lipjan. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes gjashtë persona janë lënduar dhe të njëjtëve menjëherë u është ofruar trajtimin e nevojshëm mjekësor. Dy nga personat e lënduar nën përcjellje të policisë janë duke u trajtuar në QKUK, ndërkohë që katër të tjerë pas trajtimit mjekësor, janë shoqëruar në polici për intervistim”, tha Ahmeti.







Etiketa:
Të fundit