E premte, 19 Dhjetor 2025

Refuzimi i fesë është përplasje me natyrën e lindur njerëzore, ndërsa prishja e fetarisë është përplasje me mendjen.E si mund t’i rregullohet jeta një njeriu, kur ai është në konflikt me natyrën dhe arsyen e vet?As natyra e lindur nuk rregullohet pa shpalljen hyjnore, dhe as rruga nuk i bëhet e qartë mendjes pa të.Kjo gjendje ia shkatërron njeriut atë që e dallon si qenie njerëzore, ia shkatërron jetën dhe ia copëton drejtimin, derisa ai humb rrugën.Pikërisht për këtë erdhi urdhri i prerë:“Ktheje fytyrën tënde nga feja me sinqeritet të plotë.” (48)
