Përmbytet Pakistani, dhjetëra të vdekur


E martë, 5 Prill 2016

Të paktën 55 persona kanë humbur jetën si pasojë e të reshurave dhe përmbytjeve në Pakistan.

Jusuf Zia, një zyrtar qe merret me menaxhimin e fatkeqësive natyrore në provincë tha se rreth 150 shtëpi janë shkatërruar, ndërsa tha se ka nisur shpërndarja e ndihmave si batanije dhe veshja për të gjithë të pastrehët.

47 persona humbën jetën në provincën Kiber, kurse 8 të tjerët në provincën e Kashmirit. 37 të tjerë janë plagosur dhe flitet edhe për të humbur.

Rrëshqitjet e tokës kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën rrugore, duke izoluar shumë zona në veri të vendit, transmetojnë mediat.

Sipas Departamentit Meteorologjik, moti me reshje pritej dhe tashme pritet të prekë edhe verilindjen e vendit, teksa aktualisht vendi më i prekur është Valley Swat, në veriperëndim të kryeqytetit Islamabad.

Etiketa: ,
Të fundit