Përse mban jelek antiplumb dhe prej kujt ka frikë Ronaldo i Rilindjes?!


E hënë, 11 Mars 2019

Autor: Kreshnik OSMANI

Gjate vizites me te fundit ne Itali, me qellim permiresimin e imazhit te Shqiperise, prej gomave te djegura nga rebelet e Tajmurit Lindor ne Tirane, Kryeministri i Shqiperise i deklaroi Bruno Vespes se kundershtaret e tij politike ishin xheloze per te dhe se ai ishte nje fare Ronaldoje i pakonkurueshem, shume i rrezikshem ne mbrojtje, ne mesfushe dhe ne sulm qe nuk ka askush mundesi ta ndale dhe se ai do te vazhdoje te shenoje aq gola sa te kete deshire tek porta e kundershtareve te tij per aq kohe sa do te mundet.

Nuk eshte shume e veshtire te kuptohet se Kryeministri i vendit eshte i perfshire nga forma te komplikuara te delirit te cilat ia dikton edhe pushteti qe ai akumulon prej kaq shume viteve. Ai e ndjen se eshte superior ndaj te gjithe lojtareve te tjere politik ne vend, per arsye qe pjesa me e madhe e njerezve ne kete vend i dine dhe i kuptojne. Nje pjese e mire e Opozites qe ka perballe jane investimi i tij i drejtperdrejte ose indirekt, nje pjese jane vertete lojtare shume te dobet dhe nje pjese tjeter jane shume te urryer prej shqiptareve, pasi kane qene ne pushtet me pare dhe jane bashkemekatare ne dhimbjet dhe vuajtjet e Shqiptareve. Ndersa pjesen tjeter qe mund te beje nje fare rezistence ose e shantazhon me bizneset e tyre ose i blen me format qe njihen prej pushteteve korruptive.

Shqiperia eshte perfshire nga nje vale e forte protestash qe pritet te vijojne edhe ne ditet, javet dhe muaj ne vazhdim, ne varesi te klimes dhe te zhvillimeve ne Europen politike, por edhe pertej Oqeanit. Kjo urrejtje e madhe popullore qe eshte akumuluar prej ketyre viteve te qeverisjes se Rames, me shume se mbeshtetje per kreret e Opozites aktuale eshte nje refuzim masiv popullor per filozofine e qeverisjes se Rilindjes pergjate gjashte viteve, nese vertete, na lejohet ta cilesojme si filozofi nje katrahure te tille. Analistet e oborrit perpiqen me tyrlilloj marifetesh prej kalemxhinjshe tinzare te enjtur ne para e favore, qe te shikojne imoralitetin e krereve te Opozites si te vetmen alibi per te forcuar pozitat e padronit te tyre, por as kjo teori nuk eshte se po arrin t’i binde shqiptaret. Ata jane te gatshem qe t’i bashkohen cdo lloj mbeturine politike te se shkuares vetem per te shpetuar prej Rilindjes dhe prej dhimbjeve qe shkakton ajo cdo dite.

Perpara dy diteve, nje foto e kryeministrit ne te cilen duket qarte se ai ka veshur antiplumb, eshte komentuar shume prej shtypit dhe pyetja qe lind natyrshem ketu eshte, prej kujt ka frike kryeministri i Shqiperise?! Qe nje kryeminister te veshe antiplumb ne momente te caktuara, kjo nuk mund te perbeje lajm, pasi kjo eshte nje mase qe vleresohet nga njerezit pergjegjes per sigurine e tij, por ne moemente kritike si keto, kur populli po tenton te ngrihet i gjithi ne reviolte, pavaresisht se kush e therret ne proteste, dhe ne kushtet kur Rama ka anatemuar vazhdimisht antiplumbet e Berishes gjate kohes kur ai ishte ne pushtet, kjo “kercet” apo stonon pak. Lideri popullor qe kercen me grate ketu, qe puth duar plakash atje, qe perqafohet me popullin e thjeshte, qe ben batuta dhe i ben masat per te qeshur shfaqet me jelek antiplumb befasisht. Ne fakt, personalisht une nuk jam i prirur ta shoh kete zbulim si nje pakujdesi te fotografit te Rames, por me duket si nje pakujdesi e vullnetshme qe ka per qellim te percoje disa mesazhe, me i rendesishmi i te cileve eshte se ai tashme ka nisur te ruhet fort dhe te rrise masat e sigurise.

Prej kujt ka frike Ronaldo i Rilindjes?! Kjo eshte pyetja qe lind menjehere ketu. Ne keto kohera te turbullta per vendin, rajonin dhe boten, cila eshte loja e Rames ?! Miku i Sorosit dhe i Trump. Miku i liberaleve dhe i konservatoreve. Miku i Vucicit dhe i Kosoves. Miku i Uashingtonit dhe i Moskes. Miku i Greqise, Turqise dhe i Italise. Miku i RAI-t dhe i Al-Jazeera-s. Miku i Erdoganit dhe i Gylenit. Miku i krimineleve dhe i trafikanteve me te famshem ne Shqiperi. Miku i te gjithe ketyre, nuk eshte shume e qarte se ke ka premtuar dhe ke ka genjyer. Nuk eshte fort e qarte se kujt mund t’i jape ate qe i ka premtuar dhe kujt do t’i dale fjale. A do te mund t’ia jape Moskes Veriun e Kosoves?! A do te mund t’ua jape amerikaneve ate cfare u ka premtuar?! A do te mund t’ia jape Greqise detin e premtuar?! A do te mund t’u jape te gjitheve cfare u ka premtuar?! Apo do t’i genjeje te gjithe?! A eshte i afte dhe a ka mundesi qe t’i genjeje te gjithe Ronaldoja i Shqiperise?! Ne qofte se protestat popullore shtohen dhe ato do te vijne duke u shtuar padiskutim, sepse njerezit po japin shpirt, a do te munde Rama te jape doreheqjen prej kreut te Qeverise?! A ka mundesi realisht te prishe kontratat me mafien dhe me trafikantet qe ia blene votat dhe e sollen ne pushtet?! A do te kete mundesi te prishe kontratat e medha me oligarket kryeministri i Shqiperise?! Jo, sigurisht. Rama ka disa kontarata te cilat i ka fimosur dhe te cilat duhet t’i respektoje deri ne fund dhe nese presioni popullor vejn ne rritje, ai eshte i detyruar te largohet dhe te prishe disa kontrata te medha.

Keshtu pra, Ronaldoja yne gjendet i kapur ne morseten e gjeopolitikes, por edhe te disa llogarive te brendshme prej te cilave ai nuk heq dore dot, ndaj eshte i detyruar te vishet me antiplumb. Madje eshte i detyruar te marre edhe masa shtese, sepse pervec eksperteve te sigurise ai e njeh mire veten, qe gjeja qe di te beje me mire se te gjitha eshte te jete i pabese. Nuk ka asnje precendet ne historine e tij si politikan t’i kete qendruar dikujt ne bese dhe kete lloj cirku ka nisur ta beje edhe me lojtaret e medhenj dhe kjo mund te jete e rrezikshme shume. Ronaldo eshte ne siklet te madh, pavaresisht si perpiqet te duket. Mos pafsh hasmin ne pozitat qe gjendet ai ne kete moment. As ka mundesi te qendroje, as nuk largohet dot!

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa:
Të fundit