E martë, 6 Maj 2014
Një prej zëvëndëspresidentëve të Barcelonës, Carles Vilarrubi, thotë se Barcelona ka pësuar goditje të mëdha financiare për shkak se Real Madridi i detyroi ta transferojnë Neymarin para kohe.
Gjiganti spanjoll u përball me Realin në një sagë shumë të gjatë transferuese për Neymarin, një transfer që u besua të jetë 57 milionë euro, e që më vonë doli të jetë 87 milionë euro.
Vilarrubi pranon se urgjenca e Barcelonës për të mposhtur Realin për transferimin e Neymar i la ata në një situatë të keqe ekonomike.
“Klubi nënshkroi një para-marrëveshje me Neymar për t’u bashkuar në sezonin 2014-2015”.
“Presioni nga një klub tjetër na detyroi ta transferojmë një vit më vonë. Kjo ndikoi në stabilitetin financiar të klubit”, theksoi Vilarrubi.
Etiketa: Barcelona, Neymar, Real Madrid