Pesë nëndegë braktisin PDK-në, i bashkohen Limajt


E martë, 24 Shtator 2013

Iniciativa Qytetare për Malishevën, informon opinionin publik dhe qytetarët e Malishevës me rastin e tubimit të organizuar nga qytetarët e Malishevës për nderë të z.Fatmir Limaj dhe bashkë luftëtarëve të tij të cilët triumfuan në të gjitha proceset e montuara e të pa drejta të ngritura nga shpifjet dhe prapaskenat e ndryshme.

Takimi ishte shumë i përzemërt dhe entuziast, ishte takim i Komandantit me bashkë luftëtarët, ishte takim i liderit me qytetarët, ishte takim për ndryshim dhe për kthim të dinjitetit.

Si çdo herë z. Fatmir Limaj edhe në këtë rast, pa me sytë e mendjes, kërkesat dhe hallet e popullit të cilit i ktheu shpresën duke deklaruar mbështetjen e tij, për ndryshim duke mbështetur hapur dhe fuqishëm, Iniciativën Qytetare për Malishevën dhe kandidatin e saj për kryetar komune z. Ragip Begaj.

Pas fjalës së z. Limaj dhe deklarimit të tij për IQPM, ju njoftojmë se pesë nëndegë të PDK-së, kanë konfirmuar kalimin në IQPM, ku anëtarësia e tyre arrin në mbi një mijë anëtarë, po ashtu edhe shumë aktivistë të tjerë janë bashkuar në aktivitetet e IQPM-së.

Të fundit