Peshkopi serb Sava Janjic bën thirrje për luftë


E hënë, 19 Tetor 2015

Duket se Sava Janjic udhëheqësi shpirtëror i ortodoksëve në Manastirin e Decanit është duke u munduar të lobojë fuqimisht kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Ai së fundi është bërë pjesë e një debati në rrjetin social twitter me Hajrulla Çekun, i cili njihet për ngritjen e zërit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Në përgjigjen qe i është dhënë Hajrulla Çekut nga prijësi shpirtëror serb është cekur që dhuna është mjeti që duhet përdorur për njohjen e Kosovës nga Serbia. Duket se as prijësit e ashtuquajtur religjioz e shpirtëror serb nuk janë të ndarë akoma nga termi dhunë, të cilën shteti i tyre e kishte ushtruar me vite mbi popullin dhe trashëgiminë shqiptare.

Çeku së fundi thekson në statusin e tij që është shumë i sigurt që anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të ndihmojë Atin Sava Janjic të paqësojë shpirtin e tij, dhe poashtu të predikojë paqen në vend të luftës.

Etiketa:

Leave a Reply

Të fundit