Petrit Selimi: Shkrimi i New York Times paraqet një pjesë të vogël të realitetit
Prizren Post | 19:04 - 30.05.2016

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thënë se shkrimi i New York Times për Kosovën ka nxitur shumë reagime por sipas tij situata në realitet është më komplekse se kaq.
“Këto tri vitet e fundit, Kosova ka dalë në ballinat e NYT dhe kjo e fundit është negative. Situata është më komplekse sesa që është shfaqur”, tha Selimi në “Info Magazine” ku është duke u diskutuar për artikullin e New York Times për Kosovën, bashkë me gazetarin Visar Duriqi.
Ai është shprehur se ky shkrim nuk paraqet realitetin e Kosovës por vetëm një pjesë të vogël të tij.
“Kemi pasur reagime ndërkombëtare ndaj shkrimit, por kemi pasur një ekspert që ka thënë se nuk ekziston një gjë e tillë”.
Selimi gjithashtu ka thënë se nënkryetari i Këshillit Atlantik ka deklaruar që New York Times ka gabuar në analizën e vet.
“Ky shkrim është i pasaktë dhe jo objektiv për shkak se Kosova nuk është anti amerikane”. /klankosova/.