E premte, 12 Gusht 2016
Michael Phelps ka fituar medaljen e tij të katërt të artë në “Rio 2016” dhe të 22-tën olimpike në karrierë.
Michael Phelps u bë notari i parë që fitoi katër medalje të arta të njëpasnjëshme në një ngjarje duke mposhtur Ryan Lochte në 200 metra individuale.
Phelps, 31-vjeç, fitoi medaljen e tij të 22-të të artë – më tepër se cilido garues tjetër – derisa amerikani tjetër Lochte, përfundoi i pesti.
Phelps përfundoi dy sekonda para japonezit Kosuke Hagino dhe kinezit Shun Wang që fitoi të bronztën.