Pikat kufitare pa kolona të gjata, pritjet në Merdarë deri në 30 minuta


E mërkurë, 26 Gusht 2026
Pikat kufitare pa kolona të gjata, pritjet në Merdarë deri në 30 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi fluksin e mjeteve në pikat e kalimit kufitar.

Sipas të dhënave, situata në të gjitha pikat kufitare paraqitet e qetë, me pritje minimale për kalim. Në shumicën e pikave kufitare, pritjet për automjete si në hyrje ashtu edhe në dalje variojnë nga 3 deri në 5 minuta.

Disa përjashtime janë vërejtur në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku pritjet shkojnë deri në 20 minuta, si dhe në pikën kufitare Merdarë, ku pritja në dalje arrin deri në 30 minuta./


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit