Pique: Messi nuk është aq posesiv sa është Cristiano


E diel, 30 Nëntor 2014

Barcelonë – Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique në një intervistë për ‘Voetbal Magazine’, foli për ‘Topin e Artë’.

Reprezentuesi spanjoll mendon se kolegu i tij, Lionel Messi është një talent natyral, ndërsa Cristiano Ronaldo e ka arritur më punë.

“Unë e admiroj forcën mendore që mori Cristiano Ronaldo pasi Lionel Messi fitoj katër herë ‘Topin e Artë’”, tha Pique.

Ndërsa për Ronaldon u shpreh kështu: “Unë isha i kënaqur që Ronaldo e fitoj vitin e kaluar, por Messi është një talent natyral, kurse CR7 është i fiksuar pas punës”.

Etiketa:
Të fundit