PKK po merr ndihmë aq të madhe nga të huajt si kurrë më parë


E mërkurë, 6 Prill 2016

thumbs_b_c_75c08471e054ed20369d3d9692363efc

Zëvendëskryeministri i Turqisë Numan Kurtulmus tha se organizata terroriste PKK, po merr ndihmë aq të madhe nga të huajt si kurrë më parë në histori, raporton Anadolu Agency.

Si mysafir i redaksisë Anadolu Agency, Kurtulmus theksoi se forcat e sigurisë turke po vazhdojnë duke vazhduar fuqishëm luftën kundër terrorizmit si rreziku më i madh për paqen dhe stabilitetin, si në Turqi ashtu dhe në mbarë botën.

“Lufta kundër terrorizmit nuk është vetëm një luftë kundër mijëra militantëve, por njëkohësisht edhe lufta e përhershme për Turqinë dhe ne këtë çështje e trajtojmë në mënyrë shumë serioze dhe thelbësore”, ka thënë Kurtulmus.

Duke vënë në dukje se organizata terroriste PKK është duke marrë mbështetjen më të madhe të huaj në katër dekadat e fundit të ekzistimit të kësaj organizate, Kurtulmus tha se shqetësim të veçantë paraqet fakti se disa çarqe të botës PKK-në e trajtojnë si “ndjekëse të paqes”.

Ai rikujtoi se kjo është një organizatë që është në listën e grupeve terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian.

“Lufta jonë me siguri do të përfundojë me fitore ndaj terroristëve. Nuk duam ti mashtrojmë njerëzit dhe të japim vlerësime sa deri kur do të zgjasë kjo luftë”, përfundoi Kurtulmus. /AA/