E diel, 1 Tetor 2023
ANKARA – Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya njoftoi se rreth orës 09:30 para derës hyrëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë të Ministrisë së Brendshme 2 terroristë mbërritën me një automjet dhe kryen sulm me bombë, në vendngjarje u plagosën lehtë dy punonjës të policisë.
“Gjatë zjarrit të hapur janë plagosur lehtë 2 punonjësit tanë të policisë. Uroj shërim të shpejtë për heronjtë tanë. Lufta jonë do të vazhdojë pa ndaluar derisa të neutralizohet edhe terroristi i fundit”, tha Yerlikaya.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan lidhur me sulmin terrorist në Ankara tha se “Të poshtrit që synuan qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve, nuk i arritën qëllimet e tyre dhe nuk do t’i arrijnë kurrë”, raporton Anadolu.
Etiketa: Ankara, Sulm me Bombë, sulm terrorist, Turqi